Rreth nesh
Hotshot - Tactical Gear në kuadër të Melodia PX është e fokusuar në sjelljen e veshjeve funksionale taktike dhe ushtarake me një pamje dhe formë sportive.
Fillimisht Hotshot Tactical Gear filloi vetëm si një sektor i thjeshtë i Melodia Px-it por më vonë erdhi duke u zgjeruar edhe më shumë duke krijuar kështu emrin e tij unik. Pasi që një brez i ri klientësh po shfaqeshin një interesim në kërkim të veshjeve dhe pajisjeve ushtarake dhe të zbatimit të ligjit me pëlhura teknologjikisht të avancuara, rregullime të reja dhe të përmirësuara xhepash dhe stile bashkëkohore montimi, ne filluam që të bëjmë të mundur që këto nevoja të plotësoheshin duke investuar në sektorin ushtarak. Me fillim e interesimit të veshje taktike jo vetëm nga punonjësit policor dhe ushtarak por edhe njerëzve të thjeshtë bëmë të mundur që sektori ynë të rritej akoma më shumë si në brende ashtu edhe nëpër Kosovë. Tashmë emir Hotshot Tactical Gear njihet pothuajse tek të gjithë ata që adhurojnë veshjet taktike dhe ata që janë veçse në forca të ndryshme.
Veshjet ushtarake dhe policore janë krijuar për të ofruar mbrojtje, rehati dhe funksionalitet në situata me stres të lartë. Ato zakonisht përmbajnë materiale dhe ndërtim të fortë, si dhe veçori të tilla si qepje të përforcuara, xhepa për ruajtje dhe pika ngjitjeje për pajisje. Veshjet janë projektuar gjithashtu për të qenë të gjithanshme, në mënyrë që të mund të vishen në një sërë ambientesh, nga zonat e luftimit deri tek patrullimet rutinë. Pavarësisht nëse jeni një veteran me përvojë ose fillestar në fushën taktike, ne ju ofrojmë informacionin dhe pajisjet që ju nevojiten për të qëndruar të sigurt dhe të përgatitur në çdo situatë.
Për më shumë mund të na vizitoni poashtu në dyqanin tonë kryesor Melodia Px - Prishtine (Rr. Ferid Curri – Afër bazës së KFOR-it)